Balotelli në udhëkryq, e kërkojnë dy skuadra

Ku do të luajë Mario Balotelli në sezonin e ardhshëm?

Sport

13/08/2019 19:41

Kjo është pyetja që po kërkon përgjigje kur po vjen fundi i afatit kalimtar veror.

Ish anëtari i Interit, Manchester Cityt, Milanit, Liverpoolit, Nice e së fundi Marseille, është lojtar i lirë këtë verë, duke nënkuptuar transferim falas.

Pas raportimeve për interesimin e brazilianëve të Flamengos, së fundi është shfaqur edhe skuadra e rikthyer në Serie A.

Bëhet fjalë për Brescia që kërkon rikthimin e Balotellit në Serie A, në mundësinë e tij për të treguar vlerat, që jo pak janë kontestuar së fundi./Lajmi.net/