Balotelli në shitje

Presidenti i Milanit, Silvio Berlusconi e ka humbur durimin me Mario Balotellin. Kreu i Rossonerëve ka njoftuar se sulmuesi italian do të jetë në shitje gjatë afatit kalimtar të janarit. Pas një gjysmë stinori të shkëlqyeshëm, Balotelli ka dëshpëruar me paraqitjet e tij deri më tani këtë edicion. “E shes Marion, mjaft, kam vendosur. Balotelli…

Sport

28/12/2013 13:20

Presidenti i Milanit, Silvio Berlusconi e ka humbur durimin me Mario Balotellin. Kreu i Rossonerëve ka njoftuar se sulmuesi italian do të jetë në shitje gjatë afatit kalimtar të janarit.

Pas një gjysmë stinori të shkëlqyeshëm, Balotelli ka dëshpëruar me paraqitjet e tij deri më tani këtë edicion.

“E shes Marion, mjaft, kam vendosur. Balotelli duhet të largohet menjëherë nga Milan. Ai është zyrtarisht në shitje”, deklaroi Berlusconi për Secolo XIX.

Berlusconi e ka humbur durimin me Balotellin

Berlusconi duket se ka marrë vendimin për shitjen e Balotellit pas këshillave me të bijën Barbara. Gjithnjë sipas Secolo XIX, Berlusconi e ka njoftuar nënkryetarin Adriano Galliani – si përgjegjësin kryesor për blerjen e sulmuesit – se vendimi ka qenë i gabuar.

Balotelli vlerësohet në rreth 25 milionë euro. Chelsea dhe Paris Saint-Germain mund të jetë dy klubet e interesuara për të.