Balotelli, ndale veten
Menaxheri i Kombëtares gjermane në futboll, Oliver Bierhoff ka këshilluar sulmuesin italian Mario Balotelli të ketë më tepër kujdes me sjelljen e tij në fushë dhe jashtë saj, përndryshe mund t’i shkojë huq talenti i jashtëzakonshëm që ka. “Balotelli rrezikon, nëse vazhdon kështu, rruga e tij do të jetë e vështirë”, deklaroi Bierhoff për mediet…

Sport
Menaxheri i Kombëtares gjermane në futboll, Oliver Bierhoff ka këshilluar sulmuesin italian Mario Balotelli të ketë më tepër kujdes me sjelljen e tij në fushë dhe jashtë saj, përndryshe mund t’i shkojë huq talenti i jashtëzakonshëm që ka.
“Balotelli rrezikon, nëse vazhdon kështu, rruga e tij do të jetë e vështirë”, deklaroi Bierhoff për mediet italiane para miqësores mes Gjermanisë dhe Italisë në San Siro të premten.
“Nuk diskutohet talenti i Balotellit, agresiviteti i tij na mposhti në Euro 2012, së bashku me një skuadër të fuqishme të Italisë. Por, është futbollist i cili me sjelljet e tij i vë gjithnjë në vështirësi trajnerin dhe klubin”.
“Kjo varet edhe nga parametrat e klubit, nëse e lejnë të lirë në sjelljen e tij. Nëse vazhdon kështu do ta ketë vështirë, dhe Milan nuk është skuadra e vetme ku ka krijuar probleme. Rrezikon shumë, por shpresoj se do ta rimarr veten sepse është futbollist i mirë”, përfundoi ish anëtari i Milanit.