Balotelli mund të bëhet portier
Mario Balotelli ka thënë se do të luante edhe si portier nëse kjo do të ndihmonte skuadrën e tij të fitojë Ligën e Kampionëve. Rossonerët kanë dëshpëruar me paraqitjet e deritashme, por mund të përmirësojnë vetëbesimin në rast se eliminojnë Atletico Madridin në rrethin e dytë të garës, para ballafaqimit të parë të mërkurën. Milan…

Sport
Mario Balotelli ka thënë se do të luante edhe si portier nëse kjo do të ndihmonte skuadrën e tij të fitojë Ligën e Kampionëve.
Rossonerët kanë dëshpëruar me paraqitjet e deritashme, por mund të përmirësojnë vetëbesimin në rast se eliminojnë Atletico Madridin në rrethin e dytë të garës, para ballafaqimit të parë të mërkurën.
Milan nuk e ka fituar trofeun më të çmueshëm kontinental për klube prej kur mposhti Liverpoolin 2:1 më 2007, dhe Balotelli ka thënë se do të ishte i gatshëm të sakrifikonte rolin e tij të sulmuesit, për t’i bartur dorëzat e Christian Abbiatit, në rast se kjo do të sillte titullin në San Siro.
“Pozita ime? Jam qendërsulmues, por do të luaja edhe në portë për të fituar Ligën e Kampionëve. Jam shumë i lumtur të jem në gjendje të luajë. A jam kampion? Mendoj se jam futbollist i mirë”, deklaroi Balotelli.