Balotelli me Seedorfin

I vjen keq për shkarkimin e Massimiliano Allegrit por është i lumtur që do të punojë me Clarence Seedorfin. Sulmuesi i Milanit, Mario Balotelli ka folur për trajnerin e ri, ish yllin e Rossonerëve, i cili i dha fund karrierës si futbollist te skuadra braziliane Botafogo duke marrë drejtimin e skuadrës të cilën e përfaqësoi…

Sport

18/01/2014 14:20

I vjen keq për shkarkimin e Massimiliano Allegrit por është i lumtur që do të punojë me Clarence Seedorfin.

Sulmuesi i Milanit, Mario Balotelli ka folur për trajnerin e ri, ish yllin e Rossonerëve, i cili i dha fund karrierës si futbollist te skuadra braziliane Botafogo duke marrë drejtimin e skuadrës të cilën e përfaqësoi për dhjetë vjet si futbollist.

“Për çka kemi biseduar me Seedorfin? Për gjendjen e ekipit, mënyrën si më sheh në fushë. Jam i lumtur. Është normale që pas ndërrimit të trajnerit gjendja të jetë pak sa në konfuzion por tani ka ardhur një njeri i cili i ka fituar të gjitha dhe i cili ka luajtur deri dje”, deklaroi Balotelli gjatë një interviste me të përditshmen sportive italiane Gazzetta dello Sport.

“Është normale se duhesh të dëgjosh më shumë sepse para vetes ke një kampion të madh. Besimi është i menjëhershëm. Seedorf ishte një prej futbollistëve më të mirë në botë, nuk mendoj se ka nevojë për përvojë si trajner. Do të arrij sukses njësoj sikurse në kohën kur luante në Milan”, u shpreh ai.