Balotelli – Mancini, ndodh ajo që nuk e priste askush!
Roberto Mancini dhe Mario Balotelli mund të bashkohen te Kombëtarja e Italisë.
Sport
Roberto Mancini do të jetë me të gjitha gjasat trajneri i ri i Italisë. Akordi mes trajnerit dhe drejtuesve të Federatës italiane të Futbollit (FIGC) është arritur, por mbetet të merret edhe “drita jeshile” nga ana e klubit rus të Zenitit të Shën Pjetërburgut.
Lajmi bëhet i ditur nga e përditshmja sportive “Gazzetta dello Sport”, që thekson se Mancini dhe “FIGC” po projektojnë edhe të ardhmen e skuadrës kombëtare. Më i bujshmi është rikthimi i Mario Balotellit.
Mancini pritet të përfundojë kampionatin rus me Zenitin më 14 maj, datë pas së cilës me përjashtim të ndonjë surprize të papritur, do të nisë aventurën e re në krye të Italisë, që do të kërkojë ringritjen e shpejtë në majat e futbollit ndërkombëtar, pas eliminimit të bujshëm nga Botërori i Rusisë.