Balotelli, luan i Galatasarayt?

Sulmuesi i Milanit, Mario Balotelli mund të transferohet në Galatasray. Ylli italian ka ndezur spekulimet duke publikuar fotografinë e një Luani – simboli i klubit turk – në profilin e tij në Twitter.

Sport

04/06/2014 16:36

E ardhmja e Mario Balotellit mund të jetë në Turqi, më saktësisht në Galatasaray.

Lajmi bombastik është publikuar nga mediat turke që raportojnë për arritjen e marrëveshjes mes yllit italian dhe skuadrës së drejtuar nga Roberto Mancini.

Një sugjerim? Fotografia e një luani e paraqitur në kopertinën e profilit të Balotellit në rrjetin social Twitter.

Luani është simbol i Galatasarayt dhe në ndërkohë në rrjet sociale, një numër i konsiderueshëm i tifozëve të gjigantit turk janë duke e vërshuar me thirrje: “Eja në Galatasaray” dhe “Të presim”.

Balotelli spekulohet me largim nga Milani gjatë këtij afati kalimtar të verës ndërsa në rast të transferimit në Galatasaray ai do të ribashkohej me ish trajnerin e tij nga Inter dhe Manchester City, Roberto Mancini.