Balotelli kundër të gjithëve

Mario Balotellit nuk i pëlqeu zëvendësimi i tij në ndeshjen kundër Romës të premten. Por, sulmuesi italian, përveç se kërkoi shpjegime nga trajneri Clarence Seedorf, shpërtheu në lidhje direkte në televizionin Sky.

Sport

26/04/2014 13:05

Mario Balotelli nuk kaloi një ndeshje të qetë kundër Romës.

Sulmuesi i Milanit ishte i hidhëruar gjatë gjithë ballafaqimit në humbjen 2:0 nga Olimpico.

Mirëpo, ai shpërtheu me të vërtetë pas vendimit të trajnerit Clarence Seedorf për zëvendësimin e tij në minutën e 69-të duke e inkuadruar në lojë Giampaolo Pazzinin.

Pas daljes nga fusha, ai kërkoi një sqarim të shkurtër nga Seedorf se pse e nxori nga loja. Mirëpo, edhe pas përfundimit të ndeshjes, ai është shfaqur mjaft nervoz.

Në lidhje direkte me televizionin Sky, Balotelli ankohet se sa herë që humb Milani të gjithë thonë se është për fajin e tij.

Kurse, më pas i përgjigjet pyetjes së një analisti duke i thënë: “Nuk ke lidhje me futboll”. Ndërsa, nga kundërshtimet e tij nuk shpëtuan as ish ylli i Milanit, Zvonimir Boban si dhe ish mbrojtësi i mirënjohur italian Christian Panucci.