Balotelli kundër Barcelonës

Mario Balotelli ka zbuluar se do të jetë tifoz i Manchester Cityt në ballafaqimin e ish skuadrës së tij kundër Barcelonës në fazën eliminatore të Ligës së Kampionëve. Sulmuesi italian ishte anëtar i ekipit nga Etihad gjatë periudhës 2010-2013, dhe ende përkrah Cityn. “Shpresoj që City të mposht Barcelonën. Ish bashkëlojtarët e mi janë në…

Sport

17/02/2014 11:53

Mario Balotelli ka zbuluar se do të jetë tifoz i Manchester Cityt në ballafaqimin e ish skuadrës së tij kundër Barcelonës në fazën eliminatore të Ligës së Kampionëve.

Sulmuesi italian ishte anëtar i ekipit nga Etihad gjatë periudhës 2010-2013, dhe ende përkrah Cityn. “Shpresoj që City të mposht Barcelonën.

Ish bashkëlojtarët e mi janë në formë të mirë, por do të jetë shumë e vështirë. Barcelona është një prej favoritëve për momentin”, deklaroi Balotelli për Marca.

Ylli italian u shpreh i kënaqur me punën e deritashme me trajnerin e ri Clarence Seedorf.

“Seedorf dhe unë kemi biseduar rreth situatës në ekip dhe rreth gjërave që duhet të bëjmë në fushë. Jam i lumtur. Ndryshimet janë normale. Seedorf është kampion i madh dhe është kënaqësi ta dëgjoj atë. Ai po ashtu ishte futbollist i mrekullueshëm. Shpresoj se do t’i shkojë mirë”, u shpreh ai.