Balotelli, kampion i penalltive

Mario Balotelli është kampion absolut sa i përket shënimeve nga penalltia. Sulmuesi i Milanit realizoi njëmbëdhjetëmetërshin e tij të 21-të në karrierë nga 21 tentime, në barazimin 2-2 në udhëtim te Torino të shtunën, ndeshje e vlefshme për xhiron e tretë në Serie A. ‘Titullin’ e kampionit të penalltive, Balotellit ia konfirmoi e përditshmja sportive italiane…

Sport

16/09/2013 12:17

Mario Balotelli është kampion absolut sa i përket shënimeve nga penalltia. Sulmuesi i Milanit realizoi njëmbëdhjetëmetërshin e tij të 21-të në karrierë nga 21 tentime, në barazimin 2-2 në udhëtim te Torino të shtunën, ndeshje e vlefshme për xhiron e tretë në Serie A.

‘Titullin’ e kampionit të penalltive, Balotellit ia konfirmoi e përditshmja sportive italiane Gazzetta dello Sport që publikoi një statistikë në të cilën sulmuesi italian kryeson sa i përket përqindjes së shënimeve nga pika e bardhë.

Derisa ai vazhdon të jetë i pagabueshëm në ekzekutimin e penalltisë – në gjithë karrierën e deritashme si profesionist – Balotelli pas vetes ka lënë yje të dikurshme si Giuseppe Baldini me 95% të saktësisë dhe Marco van Basten, 92,3.