Balotelli, hero i Liverpoolit (Foto)

Mario Balotelli ende nuk ka debutuar për Liverpoolin, mirëpo menjëherë ka fituar përkrahje të madhe nga tifozët e Reds. Kjo për shkak të një fotografie që ka publikuar në Instagram.

Sport

27/08/2014 17:17

Mario Balotelli ende nuk ka zhvilluar asnjë minutë lojë për Liverpoolin por menjëherë ka fituar statusin e heroit nëpërmjet një fotografie që ka publikuar në profilin e tij në Instagram.

Balotelli i cili pritet të debutojë për Reds në fundjavë kundër Tottenhamit, ka treguar se menjëherë ka filluar të ndjejë një lidhje të ngushtë me gjigantin nga Anfield.

Ai publikoi një fotografi të tij ku njërën pjesë të fytyrës e ka të mbuluar me shenjën e klubit.

Fotografia e tij është pëlqyer nga shumë tifozë të Liverpoolit duke bërë me dije se Balotelli ka krijuar shumë miq në Merseyside. Tani i nevojiten vetëm golat.