Balotelli do ta ‘çmend’ mësuesin
Jose Mourinho ka thënë se Mario Balotelli do ta bëjë të çmendet mësuesin e tij, të caktuar nga Milan për t’i ndihmuar sulmuesit që të përmirësojë sjelljen e tij në fushë dhe jashtë saj. Ish trajneri i Balotellit nga koha kur ata ishin së bashku tek Inter, ka thënë se personi i angazhuar për të…

Sport
Jose Mourinho ka thënë se Mario Balotelli do ta bëjë të çmendet mësuesin e tij, të caktuar nga Milan për t’i ndihmuar sulmuesit që të përmirësojë sjelljen e tij në fushë dhe jashtë saj.
Ish trajneri i Balotellit nga koha kur ata ishin së bashku tek Inter, ka thënë se personi i angazhuar për të qenë pranë sulmuesit do të ketë punë mjaft të vështirë, njëkohësisht argëtuese.
“Mario është djalosh fantastik dhe mendoj se mësuesi i tij me të mundet vetëm të argëtohet. Nuk e di se cila do të jetë detyra e tij, por me një djalosh të çmendur dhe të papërmbajtshëm si ai, nuk do të mërzitet kurr”, deklaroi Mourinho në konferencë për shtyp para ndeshjes se Chelseas kundër Manchester Cityt të dielën.
Special One ka dhënë një deklaratë të shkurtër për El Clasicon mes Barcelonës dhe Real Madridit, që zhvillohet të shtunën në Nou Camp. “Do të bëj tifo për Realin, pa dyshim”, u shpreh ai.