Balotelli bën lëvizje të madhe, kalon te një nga skuadrat më popullore në botë

Mario Balotelli i është ofruar gjigantëve të Argjentinës, skuadrës së Boca Juniors, raportojnë mediet italiane.

Sport

04/07/2020 08:54

Mediet në Argjentinë gjithashtu kanë konfirmuar se agjenti i njohur, Mino Raiola, ka ofruar Balotellin te Boca, te klubi më i famshëm në Amerikën Latine.

Balotelli ka lënë Brescian pas një serie me skandale, me të dy palët që kanë fajësuar njëri tjetrin, me klubin që akuzonte lojtarin që nuk paraqitje në stërvitje, dhe me lojtarin në anën tjetër që thoshte se ishte i lënduar.

Ish reprezentuesi italian këtë sezon në Serie A është paraqitur në 19 ndeshje, duke shënuar pesë gola.

Në karrierën e tij të pasur, Balotelli ka luajtur për Manchester Cityn, Milanin, Liverpoolin dhe Marseille.

Ai gjithashtu është paraqitur 36 herë për Kombëtaren e Italisë, duke shënuar edhe 14 gola./Lajmi.net/