Balotelli, 30 gola në 50 ndeshje

Mario Balotelli shpeshherë kritikohet për ndonjë paraqitje të dobët ose sjelljen e tij në fushë dhe jashtë saj. Mirëpo, sulmuesi italian ka bilanc të mahnitshëm në Milan prej 30 golash në 50 ndeshje.

Sport

19/04/2014 23:46

Sulmuesi i Milanit, Mario Balotelli shpeshherë kritikohet për sjelljen e tij në fushë, ose jashtë saj.

Për më tepër, ylli italian nganjëherë përfundon në qendër të vëmendjes edhe për mungesë të motivimit në ndonjë ndeshje të caktuara.

Mirëpo, ai me vete ka një bilanc me të cilin lirisht mund të mburret.

Goli që shënoi sot në fitoren 3:0 ndaj Livornos në San Siro, ishte i 30-ti i tij në vetëm 50 paraqitje për Rossonerët.

“Jam i lumtur që kam përmirësuar rekordin personal të golave gjatë këtij sezoni. Por, edhe në të kaluarën, përfshirë kohën kur kam qenë në Angli, kam mundur të shënoj më tepër gola”, deklaroi Balotelli.