‘Ballon d’Or’: Publikohet pesëshja e katërt –  mësohen 20 nga 30 emrat e nominuar

Sot do të mësohen 30 emrat që do të jenë të nominuar për garën e ‘Topit të Artë’.

Sport

21/10/2019 19:18

Trofeu për lojtarin më të mirë në botë, ‘Ballon d’Or’ do të ketë 30 emra në listën e ngushtë të të nominuarve.

Më herët janë mësuar 15 nga 30 emrat e nominuar në këtë garë, kurse së fundmi është publikuar edhe pesëshja e katërt, për të kompletuar 20 nga 30 emrat e nominuar.

Në listën e fundit me pesë emra tërheq vëmendje emri i yllit të Liverpool, Virgil Van Dijk, i cili shihet si favoriti kryesorë anash Messi.

Më poshtë lajmi.net ua përcjell pesëshen e katërt. /Lajmi.net/

– Virgil van Djik (Liverpool) – Bernardo Silva (Manchester City) – Heung-min Son (Tottenham) – Robert Lewandowski (Bayern Munich) – Roberto Firmino (Liverpool)