Ballkani triumfon ndaj Dukagjinit, ruan distancën me ndjekësit

Ballkani ka shënuar fitore kundër Dukagjinit, në ndeshjen e vlefshme për javën e 14-të në Superligën e Kosovës. Kampionët e Kosovës triumfuan 3:1 ndaj Dukagjinit, në stadiumin e qytetit në Suharekë, shkruan lajmi.net. Nazmi Gripshi hapi llogarinë me golin e minutës së 15-të, për epërsinë e Ballkanit. Mysafirët nuk u dorëzuan dhe gjetën barazimin me…

Sport

13/11/2023 15:06

Ballkani ka shënuar fitore kundër Dukagjinit, në ndeshjen e vlefshme për javën e 14-të në Superligën e Kosovës.

Kampionët e Kosovës triumfuan 3:1 ndaj Dukagjinit, në stadiumin e qytetit në Suharekë, shkruan lajmi.net.

Nazmi Gripshi hapi llogarinë me golin e minutës së 15-të, për epërsinë e Ballkanit.

Mysafirët nuk u dorëzuan dhe gjetën barazimin me golin e Vitor Hugos, një minutë pa përfunduar koha e rregullt e pjesës së parë.

Tre minuta pasi nisi pjesa e dytë, Kryeziu riktheu avantazhin e Ballkanit me golin e dytë.

Goditjen e fundit Dukagjinit, Ballkani ia dha në minutën e 89-të me golin e tretë të Tolajt.

Ballkani me këtë fitore shkon në kuotën e 32 pikëve në krye të tabelës, shtatë më shumë se Drita dhe Llapi.

Dukagjini mbetet i gjashti me 17 pikë./Lajmi.net/