Kjo ishte humbja e parë për skuadrën e Ballkanit që paraprakisht kishte 6 fitore dhe 1 barazim nga 7 ndeshje.
Pas ndeshjes askush nga skuadra e Ballkanit nuk ka pranuar të potencohet në lidhje me rikthimin e madh nga Trepça ’89. Natyrisht Ismet Munishi nuk ishte fare pjesë e stafit për shkak të ndëshkimit me karton të kuq në ndeshjen ndaj Dritës, por ndihmësi i tij Agim Maliqi megjithatë nuk doli para mikrofonit.
Kjo megjithatë tregon mungesë respekti për të gjithë tifozët e Superligës.
Trepça ’89 me fitoren e sotme pozicionohet në vendin e gjashtë me 11 pikë të mbledhura, kurse Ballkani mbetet përsëri lider me 19 pikë të grumbulluara. /Lajmi.net/