Ballkani njofton për ndërprerjen e kontratave të katër lojtarëve

Kampioni në fuqi ka ndërprerë kontratat me katër futbollistët. Ballkani ka njoftuar se katër lojtarë nuk do të jenë pjesë e tyre. Sipas suharkasëve ata kanë arrit marrëveshje të dyanshme për të shkëputur kontratat. Më poshtë e gjeni njoftimin e klubit: “Të dashur tifozë Ju njoftojmë se Kushtrim Gashi, Theophilus Solomon, Dilivio Hoffman dhe Arens…

Sport

15/08/2022 16:02

Kampioni në fuqi ka ndërprerë kontratat me katër futbollistët.

Ballkani ka njoftuar se katër lojtarë nuk do të jenë pjesë e tyre.

Sipas suharkasëve ata kanë arrit marrëveshje të dyanshme për të shkëputur kontratat.

Më poshtë e gjeni njoftimin e klubit:

“Të dashur tifozë

Ju njoftojmë se Kushtrim Gashi, Theophilus Solomon, Dilivio Hoffman dhe Arens Mateli nuk janë më pjesë e FC Ballkanit.

Me lojtarët e lartëcekur kemi ndërprerë kontratat me marrëveshje të dyanshme dhe me mirëkuptim .

Ne si klub i falenderojmë për kontributin e dhënë duke i mbrojtur ngjyrat e klubit tonë. Me këtë rast i urojmë shëndet dhe suksese të mëtutjeshme në futboll.”/Lajmi.net/