Ballkani – Malisheva, formacionet zyrtare

Janë publikuar formacionet zyrtare për ndeshjen Ballkani – Malisheva, e vlefshme për xhiron e 33-të të BTK Superligës në futboll.

Sport

05/05/2022 14:27

Për suharekasit, kjo ndeshje do të jetë vetëm protokolare, pasi gjatë ditës së djeshme e siguruan titullin e parë kampion në historinë e tyre.

Në anën tjetër, Malisheva do të tentojë që sa më shumë të shkëputet nga zona që dërgon në ligë të parë.

Lajmi.net më poshtë jua përcjell formacionet zyrtare.

Ballkani: Frashëri, Kuc, Thaqi, Hoxha, Emërllahu, Astrit Thaqi, Arbër Potoku, Nazmi Gripshi, Meriton Korenica, Blend Baftiu, Ermal Krasniqi.

Malisheva: Gashi, Kryeziu, Dumani, Xhaka, Pira, Bruqi, Maliqi, Pefqeli, Hyseni, Shabani, Sobowale. /Lajmi.net/