Ballkani kthehet te fitorja, ndryshon renditja e Superligës

Me rezultat 2-1, Ballkani është rikthyer te fitorja për të marrë tri pikë të plota ndaj Drenicës.

Sport

05/03/2021 14:50

Arbër Hoxha zhbllokoi rezultatin e ndeshjes duke shënuar në minutën e 40-të, shkruan lajmi.net.

Me të filluar pjesa e dytë, Bajram Jashanica përmes një goditje me kokë ka dyfishuar epërsinë për Ballkanin.

Drenica arritën që të realizojnë një gol në minutën e 86-të përmes Dardan Rugovës, për t’i dhënë epilogun përfundimtar ndeshjes.

Me këtë fitore, “Xhebrailat” tani janë në pozitën e parë në tabelë, pasi Drita ka një ndeshje më pak.

Ndeshja tjetër e zhvilluar në të njëjtëin orar mes FC Besës dhe Trepçës 89′ ka mbaruar 1-2./Lajmi.net/