Ballkani konfirmon disa largime nga klubi

Skuadra e Ballkanit ka konfirmuar disa largime nga klubi me të përfunduar sezoni.

Sport

10/06/2021 11:27

Drejtori sportiv Avni Bytyqi ka dhënë dorëheqjen e tij nga Ballkani ku më pas dorëheqja e Bytyqit është pranuar nga kryesia e klubit nga Suhareka, shkruan lajmi.net.

Përpos Bytyqit, largime pati edhe nga lojtarët. I pari ishte Mirlind Daku i cili do të rikthehet tek skuadra e tij NK Osjek në Kroaci.

Edhe Arbër Hoxha është larguar nga skuadra ku sipas Ballkanit ai kërkon që të ngritet në karrierë në ndonjë skuadër evropiane.

Dhe në fund është mbrojtësi i madjtë, Arbër Shala i cili pas një periudhe gjashtë mujore të qëndrimit në klub ka vendosur të largohet.

Lajmin për largimin e futbollistëve e ka bërë të ditur Ballkani përmes llogarisë zyrtare në Facebook./Lajmi.net/