Ballkani i Munishit niset furishëm, tregon se është për titull me fitoren në udhëtim kundër Besës

Ballkani edhe këtë edicion do të jetë konkurrent për titullin e kampionit.

Sport

19/09/2020 17:52

Skuadra e udhëhequr nga Ismet Munishi, Ballkani, ka shënuar fitore të thellë në udhëtim kundër Besës së Pejës, me rezultatin 1:4, shkruan lajmi.net.

Goli i parë në këtë takim erdhi në minutën e 19’, nga Ermal Krasniqi. Ky gol vendosi fatin e pjesës së parë.

Në pjesën e dytë, në flakë ishte Mirlind Daku, i cili shënoi het trik.

Qendërsulmuesi i skuadrës nga Theranda shkundi rrjetën e pejanëve në minutat 50’, 53’ dhe 68’.

Rezultati final u vendos me golin e shënuar nga Gentrit Salihu në minutën e 91′, për 1:4.

Kështu, me rezultatin 1:4, Ballkani merr tri pikët e para këtë sezon, kurse Besa e nis me humbje sezonin në Superligën e Kosovës. /Lajmi.net/