Ballkani feston titullin me barazim, Drita dhe Malisheva e mbyllin me fitore stinorin

Kanë përfunduar tri ndeshjet e xhiros së fundit në Superligë. Drita mposhti 3:1 Drenicën, Malisheva triumfoi 3:2 ndaj Llapit dhe Gjilani – Ballkani u mbyll 0:0, shkruan lajmi.net. Golat për Dritën u shënuan nga fillimisht 17′ Vojvoda, më pas vendasit barazuan me Jasharin në minutën e 22′ . Pjesa e parë u mbyll 1:1. Në…

Sport

28/05/2023 16:58

Kanë përfunduar tri ndeshjet e xhiros së fundit në Superligë.

Drita mposhti 3:1 Drenicën, Malisheva triumfoi 3:2 ndaj Llapit dhe Gjilani – Ballkani u mbyll 0:0, shkruan lajmi.net.

Golat për Dritën u shënuan nga fillimisht 17′ Vojvoda, më pas vendasit barazuan me Jasharin në minutën e 22′ .

Pjesa e parë u mbyll 1:1. Në pjesën e dytë gjilanasit shënuan edhe dy herë me Iran Junior, në minutën e 47′ dhe 72′.

Drita grumbullon 70 pikë në vendin e dytë, teksa Drenica ka rënë nga Superliga.

Malisheva fitoi 3:2 me golat nga Mustafa, Sobowale dhe Tolaj, kurse për Llapin shënoi Fazliu dhe Morina.

Malisheva pozicionohen në vendin e gjashtë me 46 pikë, Llapi një pozitë më poshtë me 43.

Gjilani – Ballkani që u zhvillua në Suharekë nuk dha gola, por kampioni ngriti trofeun e dytë me radhë.

Ballkani ndodhën në vendin e parë me 73 pikë, ndërsa Gjilani në pozitën e tretë me 54./Lajmi.net/