Ballkani dëshmon se afati i transferimeve nuk i është bllokuar

Klubi nga Suhareka, Ballkani ka dëshmuar se merkatoja verore nuk i është bllokuar.

Sport

14/01/2021 14:05

Presidenti i “Xhebrailave”, Arsim Kabashi bëri të ditur se shkaku i ndërprerjes së kontratës së një futbollisti serb, Ballkanit i është mbyll merkatoja, mirëpo borxhi u pagua, shkruan lajmi.net.

Sot (e enjte) Ballkani postoi një foto për të dëshmuar se afati i transferimeve nuk i është mbyllur.

Postimi i plotë i Ballkanit pa ndërhyrje:

“Te nderuara media,

Njoftim për të gjitha palet e interesit, sistemi TMS (Transfer Matching System) i klubit tonë është i hapur dhe funksional sic kemi potencuar para 2/3 ditëve ,

TMS ka qen e bllokuar vetem 2 ditë si shkak i nje denimi për një ish lojtar që ka qen ne prova para 2 viteve”, shkroi klubi në Facebook.

Ndërkohë, kujtojmë se muajt e kaluar, Ballkani shkarkoi Ismet Munishin dhe emëroi Bledi Shkëmbin në krye./Lajmi.net/