Ballkani debuton në garat evropiane, sot në Prishtinë përballet me Zalgiris të Lituanisë

Skuadra e Ballkanit nis sot aventurën evropiane.

Sport

05/07/2022 09:32

Kampionët e Superligës së Kosovës do të zbresin në fushë në kuadër të garave evropiane, shkruan lajmi.net.

Në shtëpinë e Prishtinës, në ‘Fadil Vokrri’, suharekasit presin skuadrën nga Lituania, Zalgiris.

Për Ballkanin kjo do të jetë ndeshje historike, pasi është e para me karakter ndërkombëtar.

Ndeshja mes Ballkanit dhe Zalgiris luhet me fillim nga ora 20:00.

Kjo ndeshje është e vlefshme për kualifikueset për Champions League. /Lajmi.net/