Ballack: Guardiola, njeriu i duhur për Bayernin

Ish-ylli i Bayernit, Michael Ballack ka thënë se Pep Guardiola është njeriu i duhur për skuadrën bavareze.

Sport

19/05/2015 18:06

Guardiola nuk duhet të largohet nga Bayerni pasi është njeriu i duhur për këtë skuadër, gjithnjë sipas fjalëve të thëna nga Ballack.

“Ekspertiza e Guardiolës për futbollin është e padiskutueshme”, tha Ballack për SID.

“Ai është top-trajner, për mendimin tim, është personi i duhur për Bayernin”, përfundoi gjermani.