Bale, tri javë ‘out’
Gareth Bale pritet të mungojë në tri javët e ardhshme dhe përballet në garë me kohën për të qenë në dispozicion për El Clasico. Ylli uellsian bëri vetëm një paraqitje si titullar në pesë ndeshjet e Real Madridit pas ardhjes së tij në klub nga Tottenham, në total 132 minuta lojë. Ai ende pret të…

Sport
Gareth Bale pritet të mungojë në tri javët e ardhshme dhe përballet në garë me kohën për të qenë në dispozicion për El Clasico.
Ylli uellsian bëri vetëm një paraqitje si titullar në pesë ndeshjet e Real Madridit pas ardhjes së tij në klub nga Tottenham, në total 132 minuta lojë. Ai ende pret të debutojë në Santiago Bernabeu.
Dueli kundër Copenhagenit në Ligën e Kampionëve sonte ishte pritur të jetë ballafaqimi kur Bale do të shijojë terrenin vendas të gjigantit madrilen, por lëndimi në kofshë bëri që ai të mos ftohet për duelin e xhiros së dytë në Grupin B.
Reali tani është i brengosur nëse Bale do të arrijë të rikuperohet me kohë për ndeshjen kundër Barcelonës më 27 tetor. Bale u diagnostikua me tërheqje muskulore në kofshën e këmbës së majtë.