Bale: S’kemi frikë nga Barcelona

Gareth Bale i ka motivuar bashkëlojtarët për El Clasicon e radhës, e cila do të zhvillohet të dielën mbrëma. Ylli uellsian thotë se Real Madridi është në seri të mirë dhe se mund ta mposht Barcelonën në Santiago Bernabeu, për t’iu afruar edhe më shumë titullit të kampionit. “Po luajmë mirë, kemi shumë besim dhe…

Sport

20/03/2014 23:00

Gareth Bale i ka motivuar bashkëlojtarët për El Clasicon e radhës, e cila do të zhvillohet të dielën mbrëma.

Ylli uellsian thotë se Real Madridi është në seri të mirë dhe se mund ta mposht Barcelonën në Santiago Bernabeu, për t’iu afruar edhe më shumë titullit të kampionit.

“Po luajmë mirë, kemi shumë besim dhe jemi në seri të fitoreve. Duhet të jemi gati për ndeshjen me Barcelonën. Ajo është rivali ynë direkt, ka disa lojtarë mjaft të mirë, por ne jemi të fokusuar në tri pikë dhe ekipi i jonë është po ashtu i mirë”, deklaroi Bale për uebfaqen zyrtare të klubit.

Reali e eliminoi me rezultat të përgjithshëm 9:2 Schalken në të tetën e finales së Ligës së Kampionëve, ndërsa ish futbollisti i Tottenhamit e ka lavdëruar bashkëlojtarin Cristiano Ronaldo, i cili ka realizuar tre gola.

“Cristiano është më i miri në botë, ai është lojtari më spektakolar në botë”, përfundoi Bale.

Reali ka 70 pikë në tabelë, katër më shumë se Barcelona. Derbi i Spanjës do të zhvillohet të dielën, duke filluar nga ora 21:00.