lajmi.net

Bale: Ronaldo e meriton Topin e Artë

Anësori i Real Madridit, Gareth Bale ka thënë se askush tjetër përpos bashkëlojtarit të tij, Cristiano Ronaldos, nuk e meriton ta fitojë Topin e Artë në këtë sezon.

Sport

07/12/2014 23:06

Bale ka thënë se Ronaldo e meriton të fitojë Topin e Artë, pas një sezoni fantastik që kishte me skuadrën e Real Madridit.

“Ronaldo ishte thjeshtë fantastik në këtë vit”, tha uellsiani për TeleFoot. “Ai e meriton të fitojë Topin e Artë”, përfundoi Bale.

Edhe pse kanë mbetur disa javë deri në publikimin e fituesit të Topit të Artë, janë duke u zhvilluar shumë debate të ndryshme ndërmjet favortit për këtë titull.

Shumë mendojnë se Ronaldo do ta fitojë atë, ndërsa ka edhe të tjerë që thonë se Messi apo Neuer do të triumfojë në natën e 12 janarit në Nyon të Zvicrës.

Bale: Ronaldo e meriton Topin e Artë

Ylli i Real Madridit, Gareth Bale është i bindur se Cristiano Ronaldo e meriton të shpallet sërish futbollisti më i mirë i vitit në botë.

Sport

11/11/2014 09:34

Ylli i Real Madridit, Gareth Bale ka thënë se bashkëlojtari i tij, Cristiano Ronaldo, e meriton Topin e Artë, për vitin e dytë të njëpasnjëshëm.

Reprezentuesi uellsian është i bindur se portugezi meriton të shpallet sërish futbollisti më i mirë i vitit në botë pas paraqitjeve fantastike me Los Blancos.

“Mendoj se Cristiano ka qenë i mrekullueshëm këtë sezon. Numri i golave që ka shënuar, ai e fitoi Ligën e Kampionëve me ne, dhe ka luajtur shkëlqyeshëm”, deklaroi Bale, raporton “Daily Express”.

“Nuk e shoh ndokënd para tij në garë për Topin e Artë dhe mezi pres të shoh se kush do të fitojë, i uroj fat të gjithëve. Për momentin, Ronaldo është në një nivel tjetër për dallim me futbollistët e tjerë. Nëse nuk dëshironi të jeni më i miri në botë, ndoshta nuk duhet të luani futboll”, u shpreh ai.