Bale rikthehet në Madrid

Gareth Bale është rikthyer në Madrid pas aventurës së tij në Londër.

Sport

24/05/2021 08:44

Bale ishte golashënues ndaj Leicester Cityt, ku në fakt këtë sezon në Premierligë ai pati paraqitje të mira.

Sipas mediumit spanjoll, “El Chiringuito”, Bale është rikthyer në Madrid që tani.

“El Chiringuito” ka publikuar disa pamje ku shihet Gareth Bale në një makinë në qytetin e Madridit. Bale në intervistën e fundit deklaroi se e di të ardhmen e tij por nuk do të flasë njëherë.

As lojtari as Real Madridi ende nuk e kanë konfirmuar rikthimin e tij në Madrid./Lajmi.net/