Bale refuzon Chelsean
Ylli i Real Madridit, Gareth Bale, ka refuzuar mega-ofertën e Chelseas për rikthimin e tij në Premierligë. Ai nuk planifikon të largohet nga Santiago Bernabeu.

Sport
Ylli i Real Madridit, Gareth Bale, ka dhënë një përgjigje të qartë: Nuk dua të largohem nga Santiago Bernabeu.
Sipas tabloidit britanik “Daily Express”, reprezentuesi uellsian ka refuzuar mundësinë e rikthimit në Premierligë ku së fundmi është përmendur si objektiv i Chelseas dhe Manchester Unitedit.
Në fakt, Blues shprehën gatishmëri të paguajnë 185 milionë funte, përfshirë edhe pagën e kontratës, mirëpo Bale është i vendosur që karrierën ta vazhdojë në Real Madrid.
Bale së fundmi ka munguar për shkak të lëndimeve dhe kjo bëri që Isco t’ia zë vendin në formacionin bazë.
Mirëpo, trajneri i Los Blancos, Carlo Ancelotti ka insistuar se Bale dhe Isco mund të luajnë edhe së bashku dhe të dy janë futbollistë të rëndësishëm të ekipit.