Bale po kthehet në Premierligë, gjiganti anglez gati të nënshkruajë me yllin e uellsian

Ylli i Real Madrid, Gareth Bale, duket se është shumë afër një rikthimi në Premierligë.

Sport

20/05/2019 21:10

Sipas raportimeve të medieve angleze, është skuadra e Manchester United ajo që mund të arrijë marrëveshje me uellsianin, transmeton lajmi.net.

Bale nuk pati rastin të paraqitej as në ndeshjen e fundit të La Liga, ndeshje të cilën Real Madrid e humbi kundër Real Betis.

Edhe më shokues ishte fakti që trajneri Zinedine Zidane u shpreh se po të kishte edhe zëvendësimin e katërt në dispozicion, nuk do ta shfrytëzonte për Bale.

Pas këtyre ndodhive, ‘Mirror Football’ ka raportuar se Manchester United pritet ta shfrytëzoj këtë situatë të uellsianit, transmeton lajmi.net.

‘Djajtë e kuq’ besohet se do t’i ofrojnë lojtarit një pagë prej 13 milionë funteve. /Lajmi.net/