Bale përfundon në MLS?

Gareth Bale mund t’i bashkohet kampionatit amerikan të futbollit, MLS.

Sport

14/09/2019 23:50

Ylli i Real Madrid, Gareth Bale, nuk arriti të gjente skuadër të re gjatë afatit kalimtar të verës, edhe pse ishte i padëshiruar në Madrid.

Lojtari ka regjistruar disa paraqitje të mira me skuadrën e tij në këtë fillim sezoni, por ky fakt duket se nuk ndryshon situatën.

Lojtari mund të largohet dhe për të interesim ka ardhur edhe nga Amerika.

‘Maxifoot’ shkruan se Inter Miami që udhëhiqet nga David Beckham janë të interesuar për Bale, transmeton lajmi.net.

Nuk dihet akoma se sa para do të ofrojë skuadra amerikane, megjithatë, Bale mund të përfundojë duke luajtur jashtë kufijve të Evropës. /Lajmi.net/