Bale nuk largohet nga Real Madrid – respekton kontratën

Gareth Bale duket se ka marrë vendimin e tij lidhur me të ardhmen e karrierës.

Sport

20/01/2020 22:17

Uellsiani me shumë gjasë nuk synon të largohet nga kryeqyteti i Spanjës, deri në fundin e kontratës së tij aktuale.

‘Mirror’ shkruan se Bale ka njoftuar Real Madridin se do të qëndrojë deri në vitin 2022, transmeton lajmi.net.

Anësori ka një raport jo të mirë me trajnerin Zinedine Zidane dhe tifozët e Real, por përkundër kësaj, ai synon të qëndrojë deri në fund të kontratës.

Këto lajme janë goditje e rëndë për Real Madrid, të cilët synonin të mbushnin arkat me shitjen e kartonit të lojtarit. /Lajmi.net/