Bale: Nuk largohem nga Reali

Anësori i Real Madridit, Gareth Bale ka konfirmuar se nuk e ka ndërmend të largohet nga skuadra e tij, ku ndihet shumë i lumtur dhe synon të fitojë trofe tjerë.

Sport

30/12/2014 20:30

Bale ka hedhur poshtë mundësinë për transferimin e tij te Manchester United, duke thënë se ndihet shumë i lumtur te skuadra e Real Madridit.

“Manchester United? Unë ndihem shumë i lumtur në Madrid. Më pëlqen qyteti, moti dhe skuadra”, tha Bale për të përditshmen spanjolle, Marca.

“Unë jam i etur dhe dua të fitojë shumë trofe tjera me këtë klub. Kontrata ime me Realin përfundon në vitin 2019 dhe unë mund të mbetem këtu edhe për shumë vite tjera pas kontratës”, përfundoi uellsiani.