Bale nuk është për Real Madrid
Ish selektori i Gjermanisë, Berti Vogst beson se Gareth Bale nuk duhet të konsiderohet futbollist i nivelit botëror. Ai mendon se ylli uellsian do të vuajë të arsyetojë investimin prej 100 milionë eurosh të paguar për transferimin e tij në Real Madrid gjatë afatit kalimtar të verës nga Tottenham. Bale iu bashkua Realit dhe pritet…
Sport
Ish selektori i Gjermanisë, Berti Vogst beson se Gareth Bale nuk duhet të konsiderohet futbollist i nivelit botëror.
Ai mendon se ylli uellsian do të vuajë të arsyetojë investimin prej 100 milionë eurosh të paguar për transferimin e tij në Real Madrid gjatë afatit kalimtar të verës nga Tottenham.
Bale iu bashkua Realit dhe pritet të debutojë kundër Villarrealit sonte në kuadër të La Ligës. Por, Vogst nuk është i bindur se 24-vjeçari do të shkëlqejë në Santiago Bernabeu.
“Bale nuk është futbollist absolut i nivelit botëror”, deklaroi ai për Sky Sports News. “E njoh dhe jam shumë i befasuar për çmimin e tij. Tani ai duhet të dëshmohet. Nuk mendoj se do t’ia arrijë në Real Madrid”, përfundoi Vogst.