Bale ndërron emrin

Gareth Bale është quajtur Gareth Fail (dështim) nga tabloidi britanik “Daily Mail”, pas paraqitje të dobëta në dy ndeshjet gjysmëfinale të Ligës së Kampionëve kundër Juventusit.

Sport

15/05/2015 10:35

Tabloidi britanik “Daily Mail” ka kritikuar ashpër yllin e Real Madridit, Gareth Bale.

Uellsiani dëshpëroi me lojën e tij në dy ndeshjet gjysmëfinale të Ligës së Kampionëve kundër Juventusit, ku skuadra e tij u eliminua nga gara.

Ndërsa, në vend të Bale, ai u quajtur “Gareth Fail”, duke e marrë mbiemrin “dështak”.

Me siguri se me mbiemrin e ri pajtohen shumë tifozë të Realit të pakënaqur me lojërat e tij.