Bale më i mirë se Messi

Gareth Bale në edicionin e tij të parë si anëtar i Real Madridit vazhdon të ketë probleme fizike që i pamundësojnë të paraqitet në duelin e kthimit të çerekfinales së Copa del Rey kundër Espanyolit të martën mbrëma. Mirëpo, me bilancin e deritashëm ai mund të jetë krenar sepse gjendet mbi sulmuesin e Barcelonës, Lionel…

Sport

28/01/2014 16:45

Gareth Bale në edicionin e tij të parë si anëtar i Real Madridit vazhdon të ketë probleme fizike që i pamundësojnë të paraqitet në duelin e kthimit të çerekfinales së Copa del Rey kundër Espanyolit të martën mbrëma.

Mirëpo, me bilancin e deritashëm ai mund të jetë krenar sepse gjendet mbi sulmuesin e Barcelonës, Lionel Messi.

Ylli argjentinas mungoi për gati dy muaj për shkak të një lëndimi, para rikthimit më herët gjatë këtij muaji.

Por, ai prapë ka zhvilluar minutazh më të madh se uellsiani. Mirëpo, Messi ka bilanc më të dobët se Bale. Në 14 paraqitje, Bale ka zhvilluar 921 minuta lojë kurse Messi është paraqitur për 985 minuta.

Të dy kanë shënuar nga tetë gola, mirëpo ish ylli i Tottenhamit udhëheq para Messit në kategorinë e asistimeve me tetë sosh, ndaj pesë sa ka bërë sulmuesi i Barcelonës.