Bale kërkon fitore në Dortmund

Gareth Bale ka folur për sfidën e së martës mbrëma ndërmjet Real Madridit dhe Borussia Dortmundit, e vlefshme për çerekfinale të Ligës së Kampionëve. Ylli uellsian kërkon fitore në Gjermani, pasi një gjë të tillë madrilenët e bënë edhe në Santiago Bernabeu javën e kaluar, me rezultat 3:0. “E kemi bërë një lojë të madhe…

Sport

08/04/2014 11:00

Gareth Bale ka folur për sfidën e së martës mbrëma ndërmjet Real Madridit dhe Borussia Dortmundit, e vlefshme për çerekfinale të Ligës së Kampionëve.

Ylli uellsian kërkon fitore në Gjermani, pasi një gjë të tillë madrilenët e bënë edhe në Santiago Bernabeu javën e kaluar, me rezultat 3:0.

“E kemi bërë një lojë të madhe në shtëpi, duke e merituar fitoren. Por, në Dortmund do të jetë një lojë tjetër, komplet ndryshe. Megjithatë, shkojmë për fitore, si gjithmonë”, deklaroi fillimisht ish futbollisti i Tottenhamit.

“Lewandowski është një lojtar i madh, e ka demonstruar këtë në vitet e kaluara. Unë nuk kam luajtur kurrë në Signal Iduna Park, por kam dëgjuar shpesh të flitet për atmosferën e këtij stadiumi”.

“Jemi profesionistë dhe dimë se si ta menaxhojmë presionin. Duhet ta arsyetojmë forcën tonë ndeshje pas ndeshjeje dhe të mos kemi frikë”, përfundoi Bale, i cili pritet ta bajë barrën kryesore në Dortmund, pas mungesës së Ronaldos.