Bale ka vetëm dy skuadra si opsion, të dyja në Premierligë

Ylli i Real Madrid, Gareth Bale, po kalon momentet më të vështira të karrierës së tij.

Sport

14/06/2019 23:16

Lojtari nuk është i pëlqyer në kampin madrilen, duke mos qenë pjesë e planeve të trajnerin Zinedine Zidane.

Ardhja e Eden Hazard në skuadër minimizon gjasat e Bale për të luajtur, kështu që lojtari duhet të mendojë për plane të tjera.

Ai ka potencuar se do të qëndrojë në skuadër edhe nëse nuk luan asnjë minutë, por ajo do ta dëmtonte karrierën e tij.

‘AS’ shkruan se ka vetëm dy opsione për lojtarin; Manchester United dhe Tottenham Hotspur, lajmi.net.

Lojtari është kërkuar nga Man United tash e disa kohë, por palët nuk kishin arritur asnjëherë ndonjë marrëveshje.

Besohet se Bale do të përshtatej mjaft mirë tani në planet e Ole Gunnar Solskjaer, përkundër se uellsiani nuk preferon të largohet nga ‘Santiago Bernabeu’.

Edhe ish skuadra e Bale, Tottenham Hotspur mbetet si një opsion për të ardhmen e lojtarit, i cili nuk po gjen hapësira tek Reali.

Mbetet të shihet nëse Bale do të ndërroj mendje dhe të kthehet në Premierligë, apo do të qëndrojë në Madrid, të fitojë para dhe të mos luaj asnjë minutë. /Lajmi.net/