Bale: Jemi bërë si robot, na tregojnë se edhe kur duhet të hajmë

Sulmuesi i Real Madridit, Gareth Bale, do të jetë pjesë e dokumentarit të ‘BT Sports Films’ që do të publikohet me 29 maj.

Sport

21/05/2019 20:29

Edhe pse luajnë në nivel të lartë, Bale e ka shpjeguar se si është e vështirë të jesh pjesë e kësaj bote.

“A është e vështirë? Absolutely. Si sportist profesionist, pjesë e një klubi, nuk mund a zgjedh orarin sikurse të luash golf apo tenis”.

“Është sikur ne në thelb te jemi vetëm robotë”.

“Na tregojnë se ku duhet të jemi, kur të jemi atje, kur duhet të hamë dhe kur duhet të raportojmë te trajneri. Është sikur të humbasësh lirinë tënde në një farë mënyre”.

“Ju nuk mund të vendosni se çfarë doni të bëni dhe kur doni të bëni atë” vazhdon tregimi i Bale, transmeton telegrafi.

“Nga ana tjetër, mendoj se një karrierë në futboll është e shkurtër sa duhet t’i sakrifikosh disa gjëra. Kur je fëmijë e ke më të thjeshtë pasi luan për dëshirë, por kur bëhesh profesionist, ekzistojnë të gjitha llojet e presionit”.

“Pritjet, njerëzit që thonë gjëra negative. Humbet dëshira që e ke për lojën sikurse je fëmijë”, ka thënë Bale.

Ai do të jetë pjesë e kombëtares së Uellsit për ndeshjet e radhës.