Bale: Ja ku do të luaj në sezonin e ri

Ylli i Real Madridit, Gareth Bale nuk do të largohet nga klubi, pas përfundimit të këtij sezoni, ka bërë të ditur menaxheri i tij, Jonthan Barnett.

Sport

07/05/2015 22:09

Gareth Bale do të mbetet në Real Madrid, ka bërë të ditur menaxheri i tij, Jonthan Barnett.

Ylli uellsian është në qendër të spekulimeve rreth largimit nga klubi. Por, duket se ai nuk do të lëvizë nga Santiago Bernabeu.

“Spekulimet rreth largimit nga Real? Pse duhet të shkojë dikë tjetër? Real Madrid është klubi numër një në botë”, deklaroi Barnett për “Sky Sports News”.

“Gjithmonë do të ketë skuadra të interesuara për të, por ai do të jetë në Real edhe në sezonin e ardhshëm”, u shpreh ai.