Bale i vërtetë

Gareth Bale më në fund dha shenjat e para të potencialit të tij të jashtëzakonshëm, pas transferimit në Real Madrid gjatë verës nga Tottenham Hotspur për rekord 100 milionë euro. Ylli uellsian bëri debutimin e tij si titullar në Santiago Bernabeu në fitoren 7-3 ndaj Sevillas të mërkurën mbrëma, dhe shënoi dy herë për Los…

Sport

31/10/2013 16:30

Gareth Bale më në fund dha shenjat e para të potencialit të tij të jashtëzakonshëm, pas transferimit në Real Madrid gjatë verës nga Tottenham Hotspur për rekord 100 milionë euro.

Ylli uellsian bëri debutimin e tij si titullar në Santiago Bernabeu në fitoren 7-3 ndaj Sevillas të mërkurën mbrëma, dhe shënoi dy herë për Los Blancos, përfshirë një gol jashtëzakonisht të bukur që i kaloi vendasit në epërsi në minutën e 13-të.

Krejt kjo pas paraqitjes dëshpëruese të tij në humbjen 2-1 nga Barcelona në El Clasico të shtunën. Trajneri Carlo Ancelotti nuk dyshon se uellsiani është rikthyer në formë.

“Sonte e kemi parë Balen e vërtetë”, deklaroi ai gjatë konferencës për shtyp. “Ai luajti shumë mirë, shfaqi aftësi fantastike. Adaptimi kërkon kohë por është i nevojshëm. Tani ai duhet të qëndroj larg probleme fizike dhe ngadalë është duke iu përmirësuar besimi dhe do të jetë i rëndësishëm për ne në të ardhmen”, u shpreh italiani.

Kurse, Bale ka thënë se: “Jam ndjerë mirë dhe kompletova gjithë ndeshjen. Luajtëm mirë dhe shpresoj të kemi më tepër këso ndeshjes në të ardhmen”.