Bale i prish punë Realit për transferimin e Neymar

Përpjekja për transferimin e Neymar u ka ndërlikuar shumë punët drejtuesve të Real Madridit, sepse ata nuk kanë para të mjaftueshme për të shtuar në skuadër një lojtar kaq të shtrenjtë.

Sport

13/08/2019 16:29

‘Los Blancos’ vazhdojnë të mbajnë gjallë interesimin për Neymar, i cili po ashtu po kërkohet nga Barcelona.

Real Madrid, po synon transferimin e Neymar, duke llogaritur përfshirjen edhe të ndonjë futbollisti në marrëveshje.

Nëse Modric refuzon të jetë pjesë e transferimit, dhe kjo duket plotësisht e sigurt, Perez do të duhej të vendoste Gareth Balen, i cili vazhdon të jetë i rebeluar kundër Real Madridit, duke mos dashur të largohet.

Në një përpjekje për të sjellë Neymarin, drejtuesit e Realit i kanë ofruar PSG-së deri në 100 milionë euro, dhe kartonët e James dhe Bale.

James është deklaruar për këtë marrëveshje, duke pranuar transferimin te PSG, por këtë e ka penguar dhe vazhdon ta pengojë Bale, që dëshiron qëndrimin.

Rebelimi i Bale po shkakton probleme edhe në dhomat e zhveshjes, pasi Real Madrid nuk do të ishin të gatshëm që me Neymarin në skuadër, të paguanin paga shumë të mëdha për lojtarët./Lajmi.net/