Bale i kundërpërgjigjet në mënyrën më të rëndë Zidanes

Qëndrimi gjashtëvjeçar i Gareth Bale në Real Madrid duket se ka marrë fund pasi ai nuk luajti fare në humbjen 2-0 në shtëpi të Los Blancos nga Real Betis në ndeshjen e fundit të sezonit.

Sport

20/05/2019 09:24

Menaxheri Zinedine Zidane nuk e ndjeu nevojën e përdorimit të uellsianit për të frymëzuar një rikthim, duke lënë tejet të frustruar anësorin.

29-vjeçari nuk pranoi të shihte turmën e Bernabeut pas fishkëllimes përfundimtare duke shpejtuar rrugën e tij drejt tunelit dhe duke u kthyer në dhomat e zhveshjes, përcjell lajmi.net.

Pas ndeshje, trajneri francez ka dhënë një deklaratë të fortë: ”Edhe nëse do kisha 4 zëvëndësime, nuk do ta aktivizoja atë [Bale]”.

Kundërpërgjigja e lojtarit ka qenë e shpejtë dhe goxha me thumba për klubin e Real Madridit:

‘’Kam edhe tre vite kontratë, do largohesha vetëm nëse dikush më paguan 17 milionë euro. Nëse jo, do qëndroj. Nëse nuk selektohem në ekip, do luaj golf’’, përfundoi ai, transmeton Radioestadio. /Lajmi.net/