Bale i gatshëm për tu rikthyer në Premier Ligë

Sipas raporteve më të fundit, mësojmë se Gareth Bale është shprehur i gatshëm që të rikthehet në Premier Ligë.

Sport

15/03/2015 10:36

Sipas raportit të bërë nga Daily Mirror, mësojmë se Bale ka shprehur dëshirën e tij për tu rikthyer në Kampionatin anglez.

Uellsiani po kalon një vit shumë të dobët te Real Madridi, dhe nuk është befasi nëse ai largohet nga skuadra gjatë kësaj vere.

Skuadra favorite për të siguruar shërbimet e 25 vjeçarit është Manchester United, e cila ka garuar për të, tashmë e një kohë të gjatë.