Bale, gati për Juventusin

Pasi pushoi gjatë gjithë fundjavës, Gareth Bale është rikthyer në stërvitje. Ylli uellsian i cili është duke u rikuperuar nga një problem muskulor i cili është duke e mbajtur larg fushës nga 30 shtatori, shpreson të jetë në dispozicion të Real Madridit për El Clasico kundër Barcelonës më 26 tetor. Por, Bale pritet që në…

Sport

14/10/2013 17:00

Pasi pushoi gjatë gjithë fundjavës, Gareth Bale është rikthyer në stërvitje. Ylli uellsian i cili është duke u rikuperuar nga një problem muskulor i cili është duke e mbajtur larg fushës nga 30 shtatori, shpreson të jetë në dispozicion të Real Madridit për El Clasico kundër Barcelonës më 26 tetor.

Por, Bale pritet që në ditët në vazhdim të stërvitet së bashku me ekipin dhe të ftohet për duelin e radhës në kuadër të La Ligës kundër Malagas.

Ndërsa, sipas të përditshmes sportive spanjolle AS, Bale – futbollisti më i shtrenjtë në botë pas kalimit në Real Madrid gjatë verës nga Tottenham për 100 milionë euro – do të jetë në dispozicion për ndeshjen kundër Juventusit në kuadër të xhiros së tretë të fazës së grupeve në Ligën e Kampionëve.

Kështu ai do t’i vë ‘benzinë motorit’ para ballafaqimit me Barcelonën.