Bale, futbollisti i vitit

Gareth Bale është zgjedhur futbollisti më i mirë i vitit në Uells për herë të tretë. 24-vjeçari kaloi një stinor të jashtëzakonshëm me Tottenham Hotspur para transferimit në Real Madrid gjatë afatit kalimtar të verës për rekord 100 milionë euro. Bale, i cili më herët gjatë vitit ka fituar edhe çmimet e Asociacionit të Futbollistëve…

Sport

08/10/2013 10:04

Gareth Bale është zgjedhur futbollisti më i mirë i vitit në Uells për herë të tretë. 24-vjeçari kaloi një stinor të jashtëzakonshëm me Tottenham Hotspur para transferimit në Real Madrid gjatë afatit kalimtar të verës për rekord 100 milionë euro.

Bale, i cili më herët gjatë vitit ka fituar edhe çmimet e Asociacionit të Futbollistëve Profesionist dhe Shoqatës së Gazetarëve sportiv, shënoi 26 gola në të gjitha garat për Tottenhamin dhe ka qenë i vetmi futbollist që u veçua me paraqitje pozitive gjatë fushatës dëshpëruese të Uellsit në kualifikime për Kampionatin botëror 2014.

Çmimi, i prezantuar gjatë një ceremonie në Muzeun Kombëtar të Uellsit në Cardiff, bëri që ai të barazojë tre herë fituesit, John Hartson dhe Mark Hughes.

Bale, i cili do të mungojë në dy ndeshjet e ardhshme kualifikuese kundër Maqedonisë dhe Belgjikës për shkak të lëndimit, u lavdërua nga selektori Chris Coleman.

“Gareth është pa dyshim një prej futbollistëve më të mirë që kam parë, dhe ndihem me fat që punoj për së afërmi me të”.