Bale: E dua Spanjën

Gareth Bale thotë se e do Spanjën dhe se është duke u ambientuar me jetën në këtë vend. Ylli uellsian ka mbetur vetëm ta mësojë pastër gjuhën spanjolle.

Sport

28/08/2014 14:10

Mister 100 milionëshi Gareth Bale, pas nismës së vështirë të aventurës së tij në Real Madrid, ka nisur të mendojë seriozisht.

Ylli uellsian ishte vendimtar në fund të sezonit të kaluar, posaçërisht në finale të Ligës së Kampionëve.

Ish futbollisti i Tottenhamit ka nisur të ambientohet në botën e re spanjolle.

“E dua Spanjën dhe stilin e jetës këtu. Më pëlqejnë koha e lirë dhe ushqimi, këtu jam mjaft i lumtur”, deklaroi përfaqësuesi uellsian.

“Vetëm më duhet ta përmirësoj gjuhën hap pas hapi, do t’ia arrij falë ndihmës së bashkëlojtarëve”, përfundoi Bale.