Bale dhe Ancelotti s’janë për Real

Ish presidenti i Real Madridit, Ramon Calderon nuk beson se Gareth Bale dhe Carlo Ancelotti kanë karakter të fuqishëm për tu përballur me presionin në klub. Calderon mendon se Bale, përforcim rekord i ardhur nga Tottenham, ka mungesë të fuqisë mendore për t’i rezistuar parashikimeve të mëdha në Santiago Bernabeu. “Bale më duket si e…

Sport

04/11/2013 20:15

Ish presidenti i Real Madridit, Ramon Calderon nuk beson se Gareth Bale dhe Carlo Ancelotti kanë karakter të fuqishëm për tu përballur me presionin në klub.

Calderon mendon se Bale, përforcim rekord i ardhur nga Tottenham, ka mungesë të fuqisë mendore për t’i rezistuar parashikimeve të mëdha në Santiago Bernabeu. “Bale më duket si e kundërta e The Lion King, që vlen për Ronaldon”, deklaroi 62-vjeçari për mediet spanjolle.

“Bale më duket i thyeshëm nga aspekti psikologjik, futbollist që vuan shumë. Për të luajtur në Rea, ju duhet të mësoheni të ballafaqoheni me presion më të madh se në cilido klub tjetër në botë”, shtoi ai. Calderon nuk kurseu fjalët e ashpra as për trajnerin e ri të Realit, Carlo Ancelotti.

“Më duket se Ancelotti nuk ka personalitet dhe karizmë për ta drejtuar Realin. Ekipi ende nuk duket i definuar, i organizuar dhe bashkuar, janë duke pranuar shumë gola. Jam befasuar kur kam dëgjuar se gjatë verës ai mbushi vetëm 54 vjeç. Mendoja se është në prag të pensionit”, përfundoi Calderon.